MPB ka njoftuar se gjatë ditës së kaluar ka kryer një aksion kundër tregtarëve me lëndë narkotike në Kumanovë, përcjell KlanM. Nga bastisja në një banesë kanë gjetur amfetaminë, heroinë, kokainë, marihuanë dhe mbetje tjera.

Si pasojë janë arrestuae 47 vjeçari I.M dhe 46 vjeçari B.I, të dy nga Kumanova, përcjell KlanMacedonia.

Lëndët narkotike janë sekuestruar, ndërsa të arrestuarit janë ndaluaf në stacionin policor. Kallëzim përkatës do të ngrihet në koordinim me prokurorin publik.