Bayern Munich e ka vazhduar aty ku e ka lënë duke shënuar fitore si mysafir ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 3-1.

Të dy klubet e filluan hovshëm takimin, duke sulmuar.

Rastin më të mirë e kishte Kohr i Leverkusen në minutën e 18-të, ndërsa Bayern Munich u kundërpërgjigj me James Rodriguez.

Bavarezët kaluan në epërsi me golin e Javi Martinez në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me golin e Franck Ribery në minutën e 59-të.

Volland e hapi takimin, në minutën e 70-të, por që doli të jetë vetëm gol i nderit, pasi James Rodriguez shënoi për 3-1 në kohën shtesë.

Bayern Munich pas kësaj fitoreje mbetet në pozitën e parë me 44 pikë, 14 më shumë Schalke në vendin e dytë.