Dy personat e dyshuar për vrasje kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia, përkundër një mobilizimi të madh në ndjekje të tyre, ende nuk ka mundur t`i kapë.

Të dy viktimat dhe i plagosuri rëndë nga të shtënat me armë që kanë ndodhur mbrëmë në Bazel janë shqiptarë. Ata janë identifikuar dhe prokuroria ka dalë me të dhënat se bëhet jalë për dy burra, njëri 28 dhe tjetri 39 vjeçar, të dy me shtetësi të Shqipërisë, transmeton albinfo.ch. Po ashtu edhe personi i plagosur rëndë është shtetas shqiptar i moshës 24 vjeçare. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Edhe pronari i kafenesë ku ka ndodhur vrasja është shqiptar, nga Maqedonia. Ai nuk ka dashur të flasë për mediat.

Banorët e lagjes ku ndodhi krimi, janë kryesisht me prejardhje të huaj. Ata, duke folur për mediat zvicerane theksojnë se kafeneja ku është qëlluar me armë frekuentohej kryesisht nga shqiptarët. Sipas tyre bëhej fjalë për një shoqëri të mbyllur dhe pothuajse askush nga lagja nuk e frekuentonte atë. Ata kanë dëgjuar mbrëmë zhurmë dhe të shtëna armësh që vinin nga ai lokal./Alsat