Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon gjuhën e urejtjes si dhe aktet e dhunës së shfaqur dje nga ana e grupit të tifozëve në Shkup pas fitores së klubit të hendbollit “Vardar”.

Bashkimi Demokratik për Integrim nxit organet kompetente që të hetojnë rastin e djeshëm dhe personat që në vazhdimësi përsërisin këtë dukuri të dalin para organeve të drejtësisë.

Njëkohësisht, BDI fton qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të ulta nga tifo grupet e ndryshme.

Klubet dhe sportistët duhet të reagojnë gjithashtu për ta dënuar dhe për tu distancuar nga dhuna dhe urrejtjea, me kërkesë që tifozët në mënyrë sportive të festojnë fitoret e klubeve sportive dhe jo të nxisin urejtje dhe ndarje në mes bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.