Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2019 ngelet pa u miratuar.Edhe pse Projektbuxheti është gati, qëllimisht mbahet peng nga këshilltarët e BDI dhe LSDM.
Në një konferencë për shtyp kryetari Taravari kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve,sepse ai tha se është shumë e vështirë të punosh me njerëz të tillë.
“Kasta politike e përbëre prej LSDM dhe BDI u munduan që ta bëjnë 0 denarë që mos të funksionojmë.Normalisht unë jam ai i cili duhet të realizojë atë buxhet pasi që është e pamundur të realizohet në bazë të nenit 159 të regullores për punë të Këshillit Komunal,unë si propozues e tërhoqa derisa të regullohet me administratën si mund të mund të funksionojm sepse praktikisht mundesuan mos funksionimin.Bisedojmë për njerëz të cilët e pengojnë votimin e buxhetit,këto janë ato njerëz që 17 vite e zbrazën qytetin,prishën shkollat ,k’to 17 vite që i shkatëruan spitalet tona k’to 17 vite që nuk lanë institucion pa e degradu.Eshtë vështirë të funksionosh dhe punosh me njërëz të tillë.
Unë shpresoj që qytetarët e mi të kenë mirëkuptim dhe do ja dalim nuk ka rrugëdalje tjetër,kjo garniturë politike nuk ka ku të shkojë me,veç i shohim edhe nëpër përgjime,do ju vij koha e dënimit nëse jo prej ligjit atëherë prej zotit” përfundoi Taravari

KOMUNA E GOSTIVARIT RREZIKON TË MBETET PA BUXHET

Gepostet von TV GLOBI am Freitag, 28. Dezember 2018