Sonte  edhe  ky emision i rradhës   debativ  në   Rruga drejt   i  zhvilluar mes Nevzat Bejtës së BDI-së, Bekim Fazliut të PDSH-së dhe analistit Arsim  Sinanit  doli i pakuptimt, sepse u zhvillua një debat i dobët, me mungesë të argumenteve  si dhe me akuza të ulëta ndërmjet të dy përfaqësuesve të dy partive.

Nga njëra anë Bekim Fazliu akuzonte Nevzat Bejtën e BDI-së se BDI-ja është e kriminalizuar deri në fyt dhe se është drejtpërdrejt përgjegjëse për burgosjet e shqiptarëve, për rastet e montuara politike, si Sopoti, Monstra,  dhe së fundi Kumanova. ndërsa Bejta ia  ktheu së  se nuk i ka burgos BDI-ja por ”Institucionet” dhe se ato janë të pavaruara dhe  dalin nga zgjedhjet demokratike , ti lëmë institucionet  e pavaruara të punojnë dhe të dal në sipërfaqe  e vërteta   dhe thotë se ai folë në ”Mënyrë shkencore”!. Poashtu i drejtohet Bekim Fazliut se ju në mungesë të ofertave për shqiptarët  mereni me ofendime shpifje dhe se ju kemi parë juve se sa ishi të kriminalizuar në vitin 2006  dhe 2008 kur pa votën e shqiptarëve hyrët në qeveri dhe  dhunuat procesin zgjedhor.

Si përfundim, përfaqësuesit partiak të të dyja partive  nxorën në sipërfaqe të ”zezat” e njëra tjetrës dhe bënë që  debati  të duket pa shije dhe i pakuptimtë  sepse  u plasuan një mori gjërash të paargumentuara mjaftueshëm dhe se hipokrizia  arinë kulminacionin kur mondoheshin të jusfikojnë gjërat që nuk mund të justifikohen sepse  shumë qartë i ka vlerësuar çdo qytetarë i këtij vendi dhe se do tu japë dënimin e merituar në zgjedhje kurdo të mbahen ato. /fol.mk

nevzatbekim fazliu