Shkruan; Qenan Aliu

 Pesë vota ,”PËR” nga numri i përgjithëshëm prej nëntë anëtarëve të Gjykatës kushtetuese, janë pesë grushta ndaj Drejtësisë si shkencë, ndaj Drejtësisë si shtyllë e funksionimit të një sistemi politik e juridik në fakt Drejtësisë si shtyllë për funksionimin e njerëzimit në mbarë botën. Është edhe një fakt shumë i çuditshëm se pse këta pesë gjykatës kushtetutarë që ç`fuqizuan Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Falje, nuk e kanë rrespektuar Rregulloren e Gjykatës Kushtetuese deri më tani. Miq të dashur, sipas neni 12 të RREGULLORES së Gjykatës Kushtetuese të RM, secili ka të drejtë të ngritë iniciativë për vlerësim të kushtetutshmërisë të ligjeve dhe dispozitave përkatëse dhe ligjëshmërisë së akteve të përgjithëshme dhe dispozitave të tyre para kësaj gjykate. MIRËPO , sipas nenit 14 të kësaj Rregullore ,poashtu edhe vetë Gjykata kushtetuese mund të ngritë (exoficio) procedim për qasje të vlersimit të kushtetutshmërisë të Ligjeve, ligjshmërisë të akteve të përgjithshme apo të dispozitave ligjore. Bile gjatë shqyrtimit të ndonjë iniciative për vlerësim, gjykata mundet të vlerësojë edhe dispozita tjera që nuk janë të atakuara në iniciativën përkatëse. Është e ÇUDITSHME dhe DYSHUESE se pse këta pesë gjykatës nuk kanë inicuar procedim për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit në fjalë gjatë këtyre shtatë viteve , prej kurë edhe ligji ishte në fuqi. Pra sot , ky grusht ndaj së DREJTËS dhe DREJTËSISË mund të brendohet si ,,KRIM I PESË GJYKATËSVE KUSHTETUTARË,, !