Kanë filluar të përfliten emra të shumtë si bartës të listave në njësitë zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 dhjetorit derisa edhe BDI-ja është në fazën përmbyllëse të listave zgjedhore derisa tashmë me të madhe përfliten emrat se kush do të drejtojë njësitë zgjedhore, njofton Zhurnal.

Siç jozyrtarisht mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal, në vijim emrat e përfolur për kandidat në listën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Njësia e I-rë zgjedhore në të cilën BDI-ja ka fituar gjithmonë nga 3 mandate si emra potencial si kandidat për deputet përfliten Artan Grubi, Bujar Osmani ministri aktual i ekologjisë Bashkim Ametit dhe Ejup Alimi.

Njësia e II-të zgjedhore që duket të jetë akoma më e nxehtë pritet të drejtohet nga Ilir Hasani, Rexhail Ismaili, ish ministri i pushtetit lokal, Lirim Shabani ndërkohë që në listë pritet të jetë edhe deputetja aktuale Kaltrina Azizi, zv.kryeministri Arbër Ademi.

Njësi e V-të zgjedhore pritet t’i besohet deputetit Ramiz Merko nga Struga i cili njëherit ka qenë dhe kryetar komune i Strugës ndërsa i pasuar nga Artin Spahiu, Vjollca Mehmeti Nuredini, Adem Karaga.

Zona e VI-të zgjedhore do të drejtohet nga vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti i pasuar nga Branko Manoljovski, pastaj Shpresa Hadri, Talat Xhaferi, Hazbi Lika, Xhevat Ademi, Nora Aliti etj.