Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së BDI-së në Gostivar, të dielën mbajti mbledhje të zgjeruar me drejtuesit e Shtabeve të Këshillave Vendore.

Në vijin të aktiviteteve, Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor, z.Nexhati Jakupi dhe Kryetari i degës, z.Bashkim Hasani, njoftuan drejtuesit e Shtabeve Vendore me fillimin e fushatës zgjedhore, strategjinë që do të ndiheq për prezantimin e programit parazgjedhor, si dhe obligimet e tjera që meren nga Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së.

Jakupi nënvizoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për BDI-në, duke ftuar aktivin e partisë të punohet intezivisht në mënyrë që fitorja të jetë e madhe dhe fuqia politike e BDI të jetë vendimtare.

Edhe Hasani ftoi strukturën e partisë aë të punohet nê terren dhe elektorati të njihet nga afër me të arriturat e BDI, dhe veçanarisht me programin parazgjedhor që BDI do të garon në këto zgjedhje.

BDI në Gostivar të shtunën bëri hapjen e Shtabit Zgjedhor, dhe tashmë ka fillar aktivitetet parazgjedhore në rajonin e Gostivarit.