Në një demant publik, kabineti i Kryetarit të BDI Ali Ahmeti kishte demantuar një lajm për nje foto e cila ishte shfaqur nepërmjet rrjeteve sociale ku në tavolinë ishte nje makinë për numërimin e parave. Ky lajm siduket ka tronditur rëndë BDI-në dhe kabinetin e Kryetarit Ahmeti, të cilët në mënyrë të ashpër kane kërcënuar dhe apostofuar disa nga portalet informative më relevante ne vend.

Kabineti i Kryetarit Ahmeti, ka bërë shkelje të rënde dhe shpifje duke pohuar se portali informativ “fol” është portal partiak? Një informacion i pavërtetë, dhe shpifje e cila meriton kërkimfalje nga ana e Kabinetit të Liderit të BDI-së. Madje tekstshkruesi i “kabinetit” ka përdorur një gjuhë ofenduese dhe nënçmuese duke ju thënë portaleve informative shqiptare “burekxhinjë” duke i ofenduar edhe ata që e kanë një profesion të tillë! BDI, tani më i ngjason një partie komuniste të regjimit monist, ku portalet duhet vetëm ta lartësojnē dhe ta lavdrojnë figurën e Ali Ahmetit, në të kundërtēn do të ngrejnë padi penale “për shpifje dhe rrënim te autorritetit”.

Shtrohet pyetja ku është shpifja? Nuk e kanë vënë portalet makinën e numërrimit të parave në atë zyrë ku është ulur Ali Ahmeti? Në lajmin e apostrofuar nga portalet në asnjë moment nuk shkruante se ajo makinë që numëronte para ndodhej në zyrën e Ali Ahmetit në Selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim?, po thjesht në zyrën ku është fotografuar Ali Ahmeti?

Bëjmë thirje Kabinetit të BDI, që mos ti përdore kërcënimet dhe shantazhimet tek gazetarët dhe portalet informative, sepse gjithkush që ka tentuar të hesht fjalën e lirë dhe të kërcënojë mediume, nuk ja ka dal aq mirë? Ju vërtetë gjykatat i keni mbushur me gjykatës partiak, dhe mund ti dënoni gazetarët sa të doni, por nuk mund tua mbyllni gojën shqiptarëve për të reaguar asnjëherë. Aq më tepër që portalet maqedonase për 10-15 vite apostrofojnē Liderin tuaj dhe funksionarët e BDI për korrupcion dhe keqpërdorim të pozitave të tyre, dhe ju kabineti i kryetarit Ali Ahmeti asnjëherë nuk keni reaguar e aq më pak ti kërcënoni me padi gjygjësore, ose ti detyroni në kërkim falje.