Nëse nuk arrihet marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, për BDI-në opsioni më real është kthimi i Qeverisë VMRO-BDI dhe mbajtje e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në vitin 2018. burime partiake nga Reçica e Vogël kanë thënë për gazetën Dnevnik se nëse nuk mbahen zgjedhjet më 5 qershor, kjo do të thotë dështim definitiv i Marrëveshjes së Përzhinos. Në atë rast burimet e njëjta kanë thënë se BDI është e gatshme t’i kthehet qeverisë me VMRO-DPMNE-në, me kusht që të shpëtojë Prokuroria Speciale dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Ky propozim i BDI-së në fakt paraqet propozim për largimin e ministrave dhe zëvendësministrave të LSDM-së nga Qeveria.
Nga BDI-ja kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të dalin me qëndrim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
Në pajtim me afatet e KSHZ-së, nesër partitë duhet të propozojnë anëtarët e tyre në këshillat zgjedhore. Ky është hapi i parë që do të tregojë se cilat parti do të marrin pjesë në zgjedhje. Hapi i fundit dot jetë dorëzimi i listave me emrat e kandidatëve që më së voni duhet të bëhet deri më 11 maj.