Është arritur marrëveshje për vazhdimin e “jaranisë” së vjetër mes Nikolla Gruevskit dhe Nikolla Ahmetit. Tanimë disa ditë, BDI gjoja po bën analiza veprimin e mëtutjeshëm politik të kësaj partia, ndërsa në fakt, marrëveshja, siç kishte shkruar ditë më parë Fakte, ishtë arritur mes partnerëve të rinj/të vjetër.

Asnjë pikë nga deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare nuk është pjesë e programit të qeverisë së re. Shqipatarët do të vazhdojnë të mos jenë të barabartë me maqedonasit; gjuha shqipe nuk do të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase; Prokuroria Speciale do të shuhet dhe të gjithë që keqpërdorën pushtetin (nga të dy partitë që deri më tani kanë qeverisur BDI dhe VMRO) nuk do të japin përgjegjësi penale; nuk do të zbardhen rasten e montuara etj. Krimineli i dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve nga gjykata ndërkombëtare e Hagës, Johan Tarçulovski do ta ketë fjalën kryesore në qeverinë e re.

Ndërkohë, funksionarë të BDI-së që kanë vërtetuar në të kaluar vasalitetin ndaj VMRO-së do të vendosen në pozita udhëheqëse siç janë kreu i kuvendit dhe i MPB-së.

Tani BDI po kërkon një trim që da ta shpallë tradhëtinë ndaj popullit shqiptarë të Maqedonisë. Me gjasë ky do të jetë vetë kreu i integristëve, Ali Ahmeti./FAKTE.Net