Sot në Reçicë të Vogël ishte në vizitë kryeministri Zoran Zaev i cili erdhi për të kërkuar vota për Teuta Arifin. Pasi që kjo lagje e ka bojkotuar BDI-në, atëherë ata sollën Zoran Zaevin për ti bindur banorët që të votojnë Teuta Arifin. Por kjo inciativë hasi në rezistenc të banorëve të kësaj lagjeje.
Vallë BDI kërkon ndihmë nga ideologjia e cila më 1994 pikërisht në këtë lagje, LSDM-ja në bashkëpunim me policinë sllavomaqedonase vranë AbdylSelam Eminin. Pikërisht sot BDI-ja tradhtoi edhe njëherë idealin e kombit, dhe shkeli mbi mundin e dëshmorëve të arsimit. Kjo parti mburet me UT-në ndërsa sot ajo po rrin në krah të atyre që fillimisht ishin kundër hapjes së universitetit dhe shkollimit të shqiptarëve në Maqedoni.