Sonte Rinia e Aleancës për Shqiptarët – dega Tetovë organizoi eveniment në kuadër të fushatës zgjedhore lokale. Në këtë eveniment morrën pjesë kandidati i ASH-së për kryetar të Komunës së Tetovës z.Adnan Neziri, nënkryetari i ASH-së z.Agon Ferati si dhe bartësi i listës për këshilltarë komunal z.Arif Selami.

Fjalën përshëndetëse në emër të Rinisë e morri Lumnin Junuzi. Ai falenderoi Rininë për përkahjen që ia ka dhënë partisë dhe strukturave të saja. Ai kërkoi që Rinia të ketë sa më shumë kërkesa të cilat do të plotësohen nga ana e Adnan Nezirit në të ardhmen. Ai u premtoi atyre se Rinia do ketë përkahje maksimale nga Aleanca për Shqiptarët.

Fjalim gjithashtu pati edhe nënkryetari i ASH-së z.Agon Ferati. Ai në fjalimin e tij i falemnderoi Rinistët për përkahjen e pandërprerë që i japin Aleancës për Shqiptarët si dhe liderit Ziadin Sela. Ai në emër të partisë premtoi se do jetë i gatshëm gjithmonë që zëri i Rinisë të dëgjohet edhe nëpër instucionet më të larta komunale dhe shtetërore.

Në emër të këshilltarëve komunal, foli edhe bartësi i listës për kandidat të këshilltarëve z.Arif Selami. Ai tha se ka nderin që në mesin e listës për këshilltarë komunal të ketë përfaqësues edhe nga Rinia. Ai gjithashtu theksoi një thënje të famshme ”Mendo lokalisht, dhe vepro globalisht”.

Adnan Neziri në fillim falemnderoi Rininë për masovitetin që ato e dhanë në evenimentin e sotëm. Ai tha se sëbashku do të ndalojnë emigrimin e të rinjve, duke hapur vende të reja pune dhe duke vënduar punësimin e rinisë si primaritet të platformës së tij. Gjithashtu ai edhe njëherë e përmendi faktin që do largojë kazinot dhe lojërat e fatit nga qyteti me qëllim që rinia ti përkushotet arsimit dhe kulturës. Ai premtoi përmisim të nivelit arsimor, si dhe cilësi të lartë edukative-arsimore në nivel lokal./tetovajone.com