Pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni qeveritarë, grupi parlamentar i BDI-së, kërkon të bëhet rindarja e vendeve nëpër komisionet parlamentare. BDI ka bërë kërkesë deri të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve që vendin e deputetit Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa, ta marrë deputeti i tyre Ejup Halimi.

Shkarkimi i Zendelit nuk u bë për shkak se partitë në pushtet nuk kanë shumicën në komision.

“Në këtë komision shumicën e ka opozita duke e ditur përbërjen 6 ka VMRO, 5 LSDM, një BDI dhe një ka Lëvizja Besa. Përmes një truku të kësaj natyre duhet të bëjnë ndryshim dhe të krijiojnë një shumicë të re në komisionin për emërime” thotë Zendel.

Sipas tij, shumica po synon të eliminojë prezencën e opozitës shqiptare në këtë komision, veprim i cili rrjedhimisht cënon vlerat demokratike.

Nga ana tjetër, Ejup Alimi, emri i propozuar për të zëvendësuar Zendelin, fajëson Lëvizjen Besa për pengimin e punës së këtij komisioni, e cila, sipas tij, rri pas dyerve të Kuvendit.

“Nuk ka qenë qëllimi që të hiqet Fadil Zendeli, por qëllimi ka qenë që ne si shumicë parlamentare me kushtet që parasheh rregullorja e Kuvendit duhet të kemi shumicë në këtë Komision “–theksoi Alimi.

Hari Llokvenec, kryesues i Komisionit për zgjedhje dhe emërime thotë se seanca e komisionit ka rrjedhur në një frymë krejt demokratike dhe se Zendeli ka pasur të drejtën e reagimit nëse ka pasur vërejtje.

“Vetë debati tregon se mund të kërkohej procedurale, intervenim nga ana e z.Zendelit dhe kërkesë për pauzë e cila ishte tërësisht e respektuar”, tha Llokvenec.

Komisioni është bllokuar për shkak të kuorumit, i cili nuk mund të sigurohet për shkak të bojkotit të opozitës maqedone.