Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në muajn qershor pritet të mbanë Kongresin partiak, ka paralajmruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në mbledhje të kryesisë partiake, në të cilën janë sjell konluzione për punën e deritanishme të funksionarëve të BDI-së në ekzekutiv, shkruan Zhurnal.

Këetu që siç mëson Zhurnal, Këshilli i përgjithshëm i BDI-së si organi më i lartë midis dy Kongreseve, do të mblidhet në muajn qershor për të caktuar edhe datën e mbajtjes së Kogresit e katërt të BDI-së.

Zhurnal, mëson se në këtë Kogres përveç rikonfirmimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti edhe për një mandat katër vjeçar, pozitat tjera partiake janë të “lëkundëshme” dhe mund të merren nën drejtim të kuadrove të rinjë të BDI-së.

“Se do të ketë freskime në strukturat partiake që nga nëndegët, degët e deri te kryesia qendrore është e padiskutueshme. Në bazë të disponimit të deritanishëm nëpër nëndegë, degë, pro edhe në vetë kryesinë qendrore të partisë lideri Ali Ahmeti do të votohet pa diksutim edhe për një mandat për të drejtuar partinë. Pozitat tjera mund tu besohen edhe kuadrovo të rinjë, por kjo varet nga delegetatët e kongresit”, thonë burime partiake për Zhurnal.

Zhurnal po ashtu mëson se në pozita drejtues të BDI-së, do të rikthehen edhe disa ish-funksionar të suksesshëm të BDi-së të cilët kanë treguar rezultate gjatë të qenurit pjesë e ekzkutivit.