Burime brenda LSDM-së thonë se ka ardhur momenti që BDI të paguaj ,,borxhin” për mbështetjen në zgjedhjet lokale.

Zaev e ka ndarë mendjen pët t’ja marrë Bdi-së Ministrinë e Drejtësisë me arsyetimin se ndërkombtarët kanë bërë shumë vërejtje ndaj kuadrit të Bdi-së për mungesë njohurishë dhe përgaditje të dobët profesionale,gjithashtu eksponent të EU-së kanë ,,sugjeruar” që Renata Deskovska të vendoset në pozitën e Ministrit të Drejtësisë.

Një propozim i këtillë ka shkaktuar ,,dridhje” brenda BDI-së për faktin se LSDM-ja nuk do ja kompenzoj këtë pozit dhe Bdi do ket një Ministri më pak.

Zaevi e kërkon këtë si kompenzim për mbështjen që i dha BDI-së në zgjedhje lokale dhe votat e Lsdm ishin vendimtare që Bdi të marr Tetovën, Strugën, Çairin, Dibrën dhe Sarajin.
BDI si duket nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta liroj Ministrinë e Drejtësisë./fol.mk/