Bashkimi Demokrarik për Integrim, gjegjësisht strukturat e saj të Shkupit, pas mbledhjes urgjente të mbajtur sot, siç thuhet në lajmërimin e tyre, nesër thërrasin popullatën që në numër sa më të madh të përkrahin protestën kundër autoriteteve (vetvetes) për, siç thonë “vendosjen arbitrare të kryqit në Butel”

Nën regjinë e”bandës  kriminale” të Cairit para disa  ditëve kur  u vendos gurthemeli i Kryqit, në rrethrrotullimin e Butelit,  kishte një tentim për të përgatitur një film të ri  , ngjashëm me  filmat tashmë  të  parë   , si   në  “kala”   dhe në  qendër  të Shkupit te Car Llazari. Mirpo,  fatkeqësisht  këtyre skenaristëve  u shkoj mundi  huq, pasi që   Shqiptarët kësaj rradhe  nuk i hëngrën këto” fore”.  Thirrjes së tyre për protesta, thuajse askush nuk iu përgjigj, përveç disa funksionarëve të BDI-së. Ashtu si edhe në tentimin e parë edhe nesër pritet që  qytetarët të mos   përkrahin protestën e paralajmëruar  që ka të vetmin  qëllim  përfitimin e   pikëve politike.  Skenarët   e tillë  që llogariten tepër të dyshimt dhe të rrezikshëm përgatiten  në një kohë kur mbështetja për BDI-në ka rrënë ndjeshëm, dhe kur BDI, ballafaqohet me erozion të brendshëm dhe me të vetmin qëllim për të defokusuar  mllefin që për një kohë të gjatë është akumuluar te shqiptarët për  BDI-në. 

© fol.mk

dui protesta