Ish-kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se kryetarët e partive opozitare do të vendosin se kur do ta dërgojnë çështjen e zgjedhjes së Thaçit si President në Kushtetuese.

Kurti dhe nënkryetari i kësaj Lëvizje Driton Çaushi kërkuan lirimin e aktivistëve të VV-së dhe deputetëve të arrestuar muajve të fundit.

Sipas tyre në gjashtë muajt e fundit janë arrestuar qindra aktivistë dhe dhjetëra deputetë dhe sot kryetari i Lëvizjes Visar Ymeri nga siç e kanë quajtur ata shteti policor.

Kurti tha se po përgatiten protesta të radhës për ta kundërshtuar demarkacionin por tha se nuk është caktuar ende dita.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Kosovës, Kurti tha se ka qenë jokushtetuese, mirëpo siç tha ai kryetarët e partive opozitare do të vendosin se kur do ta dërgojnë këtë çështje në Kushtetuese.

Kurti, i është kundërpërgjigjur deklaratave të përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar lidhur me Asociacionin me Serbinë, duke thënë se kjo marrëveshje nuk kalon, dhe se opozita nuk do ta lejojë ringjalljen e saj.

“Zajednica ka vdekur për shkak të mbi 205 mijë qytetarëve që e nënshkruan peticionin kundër saj, për shkak të protestave e manifestimeve anë e mbanë Kosovës, posaçërisht të atyre protestave të 9 janarit dhe 17 shkurtit, për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit të vitit të kaluar që konstatoi se, secilit prej 7 kapitujve të Zajdenicës, duke filluar nga korniza ligjore e deri tek dispozitat përfundimtare e të përgjithshme e kanë shkelur Kushtetutën gjithsej në 23 nene. Ajo çka bëjmë ne tash është nuk e lejojmë ringjalljen e Zajednicës. Ata të cilët flasi n për zbatimin e Zajednicës në fakt flasin për zbatimin e saj. Ne dëshirojmë që Kosova të bëhet Kosovë shtet anëtar i BE-së, të përqafoj vlerat evropiane, mirëpo me Zajednicë brneda ne nuk mund të ecim përpara drejt BE-së”, tha ai.