Lajmi i publikuar ditë më parë në disa media elektronike, për largimin e  katër deputetëve të BDI-së  në drejtim të koalicionit shqiptarë “Aleanca me besë” duket të jetë serioz  dhe është vetëm çështje kohe,që kjo transfertë të marrë  epilogun final.

Arsyet kryesore  të rebelimit të brendshëm në  BDI  përmenden, lufta e klaneve brenda kësaj partie, sidomos rikthimi i disa figurave  të kompromituara dhe të përfolura në shumë skandale kriminale, pastaj një problem tjetër tepër shqetësuees mbetet mbyllja dhe mos reformimi i partisë, edhe pse deputetët e përfolur janë munduar të luftojnë këtë dukuri, por si duket beteja e tyre  ka rezultuar  e humbur kundrejt kandidaturave që u inponuan dhe që detyruan Ali Ahmetin tu jep besimin për të garuar për mandatin e dytë dhe të tretë disave  në  këto zgjedhje lokale. Andaj  sipas të gjitha gjasave pritet që BDI të pësojë debakël total në këto zgjedhje dhe është shumë e mundshme të ngelet vetëm me dy komunat e fituara në rrethin e parë , atë të Pllasnicës dhe komunën e Kërçovës ku edhe nuk kishte kundërkandidat nga partitë tjera shqiptare.

Si rezultat i kundërshtimit që BDI të garoj me kandidatura të  të reja , me figura që sadopak gëzojnë autoritet në mjediset nga vijnë edhe përkundër mospajtimit të kryesisë qendrore, tani më bëhet e ditur se dy nga katër deputetët që kanë paralajmëruar ndryshimin e taborit, janë  njëri nga  Kumanova e kurse  tjetri nga Tetova, emrat e të cilëve  për arsye që  tashmë i dijnë të gjithë nuk publikohen, ndërsa  për dy deputetët  që u përfolën se do të largohen e flitet  se njëri mund të ishte nga shkupi po që i përket zonës së dytë zgjedhore, kurse tjetri thuhet se është njëri nga deputet më të vjetër të BDI-së, por që me gjasë mund të kaloj në LSDM, sepse edhe ashtu nuk është i pëlqyer nga pjesa më e madhe e BDI-së për shkak të disa  deklaratave  që i ka dhënë e që bien ndesh me parimet morale .

Se  ҫfarë do të ndodh në të vërtetë  me BDI  do të shihet së shpejti, por  është fakti pamohueshëm se  BDI  ballafaqohet me krizë të brendshme  të thellë dhe me një luftë të fortë për  mbijetesë  nga njëra anë e kurse nga ana tjetër një luftë të vazhdueshme  për reformimi të brendshëm dhe pastrim të BDI -së nga njerzit e skandaleve , krimit dhe intelelektit të mangët të çiftit të 24 karatave e Merkove që nuk janë të pakt në partinë e Ali Ahmetit ./fol.mk