Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani në një deklaratë për “Press24” thotë se partia e tij nuk do të dorëzojë lista kandidatësh në afatin e paraparë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), që skadon sonte në mesnatë.
Nga VMRO-DPMNE ende nuk ka qëndrim zyrtar pas këtij qëndrimi të BDI-së. Nga kjo parti kanë thënë se të gjitha opsionet mbeten të hapura, prandaj nuk dëshirojnë “të shpejtojnë me parashikime para mesnatës”.

LSDM prej më herët ka bë të ditur se nuk do tëmarrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, kurse në PDSH kanë paralajëmruar se nuk ka kushte për zgjedhje më 5 qershor, mirëpo ende nuk kanë dalur me qëndrim përfundimtar nëse do të dorëzojnë lista kandidatësh ose jo.