BDI jep fjalë se do të luftojë për barazi ekonomike, por nuk jep sqarim pse të njëjtat nuk i ka realizuar përgjatë viteve sa ka qenë në pushtet, shkruan Portalb.mk

“BDI në kontiuniutet realizon atë që e ka dhënë si fjalë. Tani ka ardhur koha që të kërkojmë barazi të plotë. Nëse këta 10 vite të fundit kemi kërkuar liritë, të drejtat elementare, në arsim e kështu me radhë…, nga sot e tutje kërkojmë barazi të plotë ekonomike”, deklaroi ministri i Ekonomisë, kuadër i BDI-së, Driton Kuçi.

Në pyetjen e Portalb se pse gjatë 10 viteve të kaluara nuk e arritën atë që po e kërkojnë sot, Kuçi me përgjigje të shkurtër pa dhënë sqarime tha:

“Është proces dhe mendoj që duhet të fokusohemi në pyetje për ngjarjen e sotme”.

Ngjarja e sotme kishte të bëjë me barazi dhe progres ekonomik.

Nga BDI thonë se ka ardhur koha të mos pranojnë asgjë më pak se barazi të plotë, prosperitet ekonomik si dhe finalizim të integrimeve në BE dhe NATO.

BDI ka shpalosur pikat kryesore nëpërmes të cilave synojnë barazi të plotë:

  1. Për çdo familje së paku një i punësuar
  2. Ngritje në karrierë e shqiptarëve në organet shtetërore
  3. Pagat dhe pozicionet në administratë, të jenë në bazë të arsimit dhe performancës
  4. Shtim i investimeve të huaja në zonat e Maqedonisë veriperëndimore
  5. Objektiv në arsim: Tre universitet në shqip, mes 500 universiteteve më të mira në botë./Portalb