Me prezantimin e programit zgjedhor për komunën e Sarajit, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar njoftimin e qytetarëve të çdo komune me objektivat e veprimit dhe përbetimet e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal në katër vitet e rradhës.

Muhamed Ramadani, bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë nga BDI në Saraj në konferencën e sotme për shtyp ka numëruar disa nga projektet më të rëndësishme, të cilat janë pjesë e përmbajtjes së programit të përpiluar në frymën e agjendës së blertë për jetë cilësore dhe në përputhje me kërkesat e qytetarëve të Sarajit.

“Prioritet në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të kemi: energjetikën, infrastrukturën, arsimimin, ekologjinë, shëndetësinë, zhvillimin e turizmit dhe shumë sfera të ndryshme, të cilat janë të nevojshme dhe të dobishme për qytetarët.”, tha Ramadani.
Ndryshe, sonte në ora 19:00 do të mbajë Tubim zgjedhor në Komunën e Sarajit.
Po ua sjellim fjalimin e plotë të press konferencës:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ndodhem sot këtu para jush në cilësinë e bartësit të listës për këshilltarë komunal të BDI-së në Saraj për të shpalosur përmbajtjen e programit me të cilin do të udhëheqim Sarajit drejt zhvillimit më të madh dhe krijimit të kushteve më të mira për jetë. Agjenda e blertë për Sarajin do të thotë komunë me më tepër kompetenca, komunë me më tepër financa, me qeverisje të përgjegjshme që ka pikënisje të veprimit llogaridhënien dhe transparencën.

Prioritet në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të kemi: energjetikën, infrastrukturën, arsimimin, ekologjinë, shëndetësinë, zhvillimin e turizmit dhe shumë sfera të ndryshme, të cilat janë të nevojshme dhe të dobishme për qytetarët.

Shkurtimisht do ti elaboroj pikat kyçe të programit zgjedhor që kërkojmë mandat katër vjeqar nga qytetarët e Sarajit.

Në sferen e Energjetikës planifikojmë:
1.Gazifikimin i zonave ekonomike dhe i institucioneve publike.
2.Përgatitja e studitimit të fizibilitetit për prodhimin e energjisë elektrike
3.Instalimi i paneleve diellore në disa objekte shkollore dhe në salla të sportit.
4.Krijimi i hapësirave për vendosjen e pajisjeve fotovoltaike të cilat do të shërbejnë për furnizimin e rrjetit të ndriçimit publik dhe të disa institucioneve publike me energji elektrike.
5.Modernizimi i rrjetit energjetik në të gjitha vendbanimet.

Sfera e arsimit edhe në këtë mandat do jetë një ndër shtyllat kryesore ku bazohet programi zgjedhor i yni. Në sferen e arsimit planifikojmë:
Digjitalizimin e shkollave fillore: pajisjen e nxënësve të klasës së katërt me tablet dhe mjete mësimore sipas konceptit të ri mësimor, Internet për çdo objekt shkollor, smart tabela për çdo shkollë, monitor për lajmërim dhe informim në hyrje të shkollave fillore, kompletim të kabineteve të informatikës me pajisjet e nevojshme, pajisja e administratës shkollore me kompjuter, printer dhe fotokopjues, laptop ose tablet për çdo mësimdhënës, kompjuterë për çdo mësojtore, instalimi i sistemit të kamerave për siguri.

2.Mirëmbajtjen e vazhdueshme të objekteve shkollore dhe infrastrukturës në përgjithësi
3.Çanta me pajisje shkollore për nxënësit e klasave të para.
4.Furnizimi i shkollave me inventar (banka, karrige dhe mobilje).
5.Organizimi i Olimpiadës shkollore dhe pjesëmarja e nxënësve në gara komunale, republikane dhe gara ndërkombëtare.

Në pjesen e Çerdheve planifikojmë:
1.Ndërtimi i një çerdheje në Bukoviq e cila do të shërbejë edhe për Bojanën, Llaskarcën, Kopanicën, Semenishtin dhe Çajlanën.
2.Ndërtimi i një çerdheje në Sfillare e cila do të shërbejë për Sfillaren e Epërme, Svillaren e Poshtme, Rashçen, Radushën dhe Vorcën.
3.Ndërtimi i një çerdheje në Shishovë e cila do të shërbejë edhe për Gllumovën dhe Matkën.
4.Zgjerimi i hapësirave në çerdhen “Filizi” në Saraj.
Në sferën e Shëndetësis fokus kryesor e kemi funksionalizimi i poliklinikës dhe ndërtimi i vendparkimit dhe rregullimi i oborrit për poliklinikën.

Programi ynë parasheh mirëmbajtjen e vazhdueshme të infrastrukturës rrugore dhe atë:
1.Realizimi i profilit të rrugës kryesore sipas planit urbanistik të Sarajit.
2.Projektimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore në Matkë, prej te stacioni policor deri në Rrafshnaltë (Ramnishtë).
3.Projektimi dhe asfaltimi i rrugës n.2 në Saraj, prej tek ura deri te lidhja e rrugës për në Rashçe.
4.Planifikimi dhe projektimi për vendparkime publike.
5.Regjimqarkullimi në zhvillimin e komunikacionit në Saraj dhe në Lubin.
6.Ndërtimi i objektit të ri për stacionin policor – lokacioni në Saraj
7.Planet urbanistike për të gjitha vendbanimet.
8.Plani i hollësishëm urbanistik për Sarajin
9.Kabina të pritjes në stacionet e autobusëve në të gjitha vendbanimet
10.Ndërtimi i këndit të lojërave në disa vendbanime
11.Krijimi i një hapësire për grumbullimin e përkohshëm të mbetjeve nga ndërtimi.
12.Trotuar në rrugën kryesore nëpër vendbaimet që gravitojnë në aksin rrugor Saraj – Bojanë.

Zgjerimi i shërbimit komunal parasheh:
Dy kamionë me kapacitet prej 5m3 për mbledhjen e mbeturinave, Dy kamionë fshesë për pastrimin e rrugëve, një eskavator, një mjet për pastrimin e pengesave dhe drurëve rreth rrugëve ,pagesa elektronike të faturave janë vetëm disa nga projektet e përkujdesit ndaj ambientit jetësor.

Politika sociale është pjesë e rendësishme e programit tonë ku planifikojmë: ndërtimin e një ndërtese kolektive me 46 banesa për rastet sociale në Saraj, hapjen e zyrës për punë dhe politikë sociale, hapjen e zyrës nga Agjencia e Punësimit e RMV-së, Zyrë për nxjerrjen e dokumenteve personale dhe ato të udhëtimit.

Në sferën e kulturës parashohim ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës, krijimin e një qendre rinore, mbështetje për shoqëritë kulturore-artistike, artistët dhe autorët,

Mbështetje për klubet sportive dhe për sportistët individualë, mirëmbajtja e fushave të sportit.

Shume esenciale per Sarajin është edhe Zhvillimi i turizmit ku parashihet:
1.Realizimi i planit urbanistik për liqenin “Treska”.
2.Rehabilitimi dhe riparimi i pishinës në qendrën rekreative “Saraj”
3.Përpilimi i planit urbanistik për kompleksin e Matkës (në hapësirat e ish depos ushtarake).
4.Urbanizimi dhe realizimi i kompleksit turistik për Matkë të Epërme dhe Matkë të Poshtme.
5.Ndërtimi i shëtitores nga qendra rekreative “Saraj” (rreth lumit të Treskës) deri në Matkë.
6.Krijimi i Ndërmarjes Publike “Matka”.
7.Zhvillimi i turizmit malor.

Të nderuar qytetarë,
Këto janë vetëm disa nga shumë projektet e planifikuara në programin tonë të punës, të cilin do ta keni në dispozicion të plotë për ta shqyrtuar dhe analizuar.

Më 17 Tetor vota juaj do ti hap rrugën e zbatimit agjendës së blertë, garantues i së cilës është Bashkimi Demokratik për Integrim, prandaj rrethoni numrin 3 për vazhdimësinë e rrugës së sigurtë të zhvillimit të Komunës së Sarajit.

Vepro drejtë, voto blertë!
Rretho numrin 3!