Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në suaza të aktiviteteve parazgjedhore mbrëmë në Gostivar mbajti tubim parazgjedhor me banorët e lagjeve Leska dhe Dutlok. Para anëtarëve partiak dhe simpatizantëve, ishin prezantuar disa pjesë të programit parazgjedhor “Gostivari i transformuar”.

Në tubim ka folur edhe lideri i partisë politike “Aleanca për Shqiptarët Zijadin Sela i cili theksoi se fitorja në Gostivar është e qartë dhe se kjo do të ndodh në të gjitha komunat nga Struga deri në Likovë.

Qries
Kandidati për kryetar komune të komunës së Gostivarit nga koalicioni, Arben Taravari në fjalim para bashkëpartiakëve në sallën sportive te gjimnazi e kërkoi mbështetjen edhe për një mandat dhe bëri thirrje në qetësi deri në fund të fushatës.

Ai kërkoi nga banorët e Gostivarit ta rrethojnë numrin gjashtë në fletvotim me kandidatët për këshilltarë dhe ta mbështesin bartësin e listës, Valbon Limani. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa në suaza të fushatës parazgjedhore në komunën e Gostivarit, paraprakisht mbajti takime me qytetarët e Banjicës së Poshtme dhe të Epërme.