Sipas informatave të liferuara nga portalet shqiptare, është arritur marrëveshje. Portali “Tetova Sot” raporton se është arritur Marrëveshje për qeverisje me VMRO-në, ku BDI do të mer numër rekord të ministrive. Pas teatrit politik 5 ditor të “analizave intenzive shumë të komplikuara” dhe 5 opsioneve që kishin shtruar përpara kryesisë qëndrore, BDI vendosi që opsioni më i mirë për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë është vazhdimi i koalicionimit me VMRO-në dhe kryeministrin Gruevski. Pavarësisht kundërshtimeve të antarësisë dhe kërcnimeve për dorëheqje të shumë strukturave partiake.

Sërish kryesia e BDI-së, në stilin e vjetër të mashtrimit, tenton të ju hedh baltë në sytë e shqiptarëve, të cilët kanë kuptuar të vërtetën mbi BDI-në. Koalicioni me VMRO-në sipas Ali Ahmetit qenka opsioni më i mirë për shqiptarët e Maqedonisë. Të kota ishin edhe reagimet e shumicës së kryesisë qendrore, e veçanërisht, të 3 nga 4 nënkryetarët e saj, të cilët kundërshtuan haptaz Ali Ahmetin. Pas gjithë analizave se çka humbën, e çka fiton BDI nga ky koalicionim pa kushte, kryesia nuk arritën të bindin Ali Ahmetin se humbja e 50% të rejtingut, së shpejti do të përgjysmohet në 25%.

Ngelën për tu sqaruar se çka do të bëhet me “Platformën e përbashkët shqiptare”, çka do të ndodh me Prokurorinë Speciale për të cilën ka pas udhëzime të qarta nga të gjithë Ambasadat e huaja se nëse Qeveria e re nuk voton vazhdimin e mandatit të PSP-së, atëherë banorëve të Maqedonisë do ju mbyllen dyert e BE-së për 10 vitet e ardhëshme. E pazbatuar do të ngel edhe Raporti i Pribesë, e cila përmban kushtet më të kërkuara të BE-së, të cilat shpesh herë Mogherini dhe Hahn i kanë përcjellur krerëve shtetëror.

Shqiptarët humbën dhe BDI u demaskua, së shpejti do të kemi demostrata masovike në kërkim të llogarisë…