Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është parë sot rreth orës 17h brenda selisë së partisë së tij! Kamera e TV21 ka regjistruar mandatarin, duke mbyll e hap perdet e dritareve. Herë është parë duke mbyllur perdet, herë duke fol në telefon, e herë duke shikuar gazetarët e mbledhur para partisë së tij. Nga selia e kësaj partie, nuk japin informata të tjera nëse ka situatë të re apo mandatari edhe tutje refuzon t’i përmbush dy kushtet e BDI-së.
Para selisë shtatëkatëshe të VMRO-DPMNE në Shkup janë mbledhur disa medie, në pritje të një përgjigje se a ka arrit t’i mbledh kreu i kësaj partie 61 deputetë, sa i duhen për ta formuar qeverinë e re. Nëse arrin ta afrojë BDI-në në koalicion, kjo parti duhet t’i ofrojë programin qeverisës dhe emrat e kabinetit të ri, presidentit Gjorgje Ivanov. Afati për këtë gjë, i skadon në mesnatë.