Të enjten, më 4 qershor 2020, me fillim në ora 13.00, do të mbahet konferencë për shtyp përballë Sekretariatit për Çështje Evropiane në Kej Dimitar Vllahov 4, Shkup.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut së bashku me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e e Shëndetësisë do ta shënojnë dorëzimin e pjesës tjetër të 8 respiratorëve dhe njësive të ndryshme të pajisjes personale mbrojtëse nga përkrahja e BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut për të luftuar COVID-19.

Mediave do t’i drejtohen:
·Z.Samuel Zhbogar, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian

·Dr.Bujar Osmani, Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane

·Dr. Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

Bashkimi Evropian ka premtuar 4 milionë euro për të përkrahur prokurimin e furnizimeve urgjente mjekësore për mbrojtje nga dhe trajtim të COVID-19. Për pak më shumë se një muaj, BE-ja, në bashkëpunim me UNOPS – Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese dhe në koordinim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, ka dorëzuar deri më tani 12 pajisje për frymëmarrje artificiale (respiratorë) dhe rreth 1 milion njësi të pajisjeve të ndryshme mjekësore dhe njësi mbrojtëse personale për punonjësit e mjekësisë. Përkundër disponueshmërisë së kufizuar dhe kërkesës së lartë për pajisje të specializuara mjekësore dhe materiale mbrojtëse personale, BE-ja ka dorëzuar ⅔ e të gjitha artikujve të planifikuar fillimisht dhe është në rrugën e duhur për të ofruar sasitë e mbetura deri në fund të qershorit 2020.