Bebe Rexha prezanton vëllain Florentin (Foto)

Superylli shqiptar me famë në botë, Bebe Rexha, ka prezantuar vëllain e saj.

Ajo ka postuar një fotografi ku shihet në përqafimin e vëllait të saj, Florentit.

Bebe e quan vëllain më të mirin që ajo ka mundur të kishte.

“Të dua Florent, vëllai më i mirë që mund të kisha”, ka shkruar Bebe në përshkrim të fotos.

Bebe Rexha ditë më parë performoi në Neë York ku edhe shpalosi flamurin shqiptar duke konfirmuar edhe një herë prejardhjen e saj me plot krenari.