KSHZ-ja pas miratimit të metodologjisë  së kryqëzimit të të dhënave të mbledhura nga tereni dhe nga institucionet vendore si dhe pastrimin e listës zgjedhore dhe me shumicë votash vendosi që ka kushte për mbajtjen  e zgjedhjeve  të parakohëshme parlamentare  me 5 qershor.

 Edhe   anëtarët shqiptarë të KSHZ-së,  Bedredin Ibrahimi i partisë së z. Thaçi dhe  Subhi Jakupi i BDI-së edhe kësaj radhe  ishin ”Verni do smrt”  si (kryetarët e tyre)  ndaj  VMRO-DPMNE-së , të cilët votuan pro mbajtjes së zgjedhjeve me 5 qershor.

Sa i përket votimit të Subhi Jakupit BDI-së  mbase ishte edhe e qartë se ai do të ishte në të njëjtat frekuenca  me  anëtarët tjerë të KSHZ-së  nga rradhët e VMRO-DPMNE, pasi që vet z. Gruevski në një pronocim publik tha se : ”Ali Ahmeti ma ka dhënë BESËN se do të marr pjesë   bashkë me ne në zgjedhjet e  5 qershorit”! 

Megjithatë assesi  nuk mund të kuptohet vendimi i z Ibrahimi (PDSH), ku në vazhdimësi eksponent të partisë së tij   duke përfshirë edhe vetë  kryetarin  Thaçi kanë ripërsëritur se janë në sinkronizim të plotë me bashkësin ndërkombëtare dhe se qëndrimi i tyre do të jetë konform vendimit të bashkësisë ndwrkombëtare . Mirpo  vendimi i sotshëm i përfaqësuesit të PDSH-së ,  edhe njëherë vërteton faktin  se ashtu si BDI, edhe PDSH vazhdojn të jenë ”Besnik deri në Vdekje” ndaj urdhërave të Gruevskit dhe Mijallkovit.

Përndryshe ky vendim u miratua me 6 vota pro, ndërsa seanca paraprakisht u braktis nga kryetari Aleksandar Çiçakovski dhe dy anëtarët e LSDM-së, Violeeta Duma dhe Igor Milev.

Çiçakovski gjatë debatit ka theksuar se tani për tani nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve fer për shkak të vështirësive për pastrimin e plotë të listës zgjedhore. Por shumica e anëtarëve të KSHZ vlerësuan se ka kushte që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor.

©fol.mk