BDI ka theksuar se është e vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 5 qershorit.

Zëdhënësi i kësaj partie kumtoi mbrëmë këtë vendim.

“Zgjedhje më 5 qershor patjetër duhet të ketë dhe ti jepet fund krizës”, deklaroi zëdhënësi Bujar Osmani në emisionin debativ  “Top tema” në TV Telma.

Duke komentuar vendimin e LSDM për bojkotim, Osmani theksoi se ky vendim është politik dhe në dëm të kësaj partie.