Në marshin protestues për Rexhail Qerimin që po mbahet në Shkup, po merr pjesë edhe Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, shkruan gazeta LAJM. Ai tha se vdekja e Rexhailit në burg na përkujton për padrejtësitë dhe vuajtjet e shumta të shqiptarëve.

“Vdekja e Rexhailit na përkujton se sa njerëz janë në hallin dhe presin drejtësi, jo mëshirë, pot këtu nuk po e gjëjnë. Prandaj organizatori ka vendosur që sot që t’i drejtohet përfaqësive të Bashkimit Evropian dhe të përcjellë mesazhin për drejtësi”, tha Bedri Ajdari./Gazeta LAJM