Pas urdhrit për pezullimin e vizave për 7 vendet me shumicë myslimane, presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump ka befasuar sërish.
Departamenti Amerikan dhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Kelly, ka njoftuar Kongresin se ata po shqyrtojnë idenë që t’u kërkojnë refugjatëve dhe aplikantëve të vizave nga shtatë vendet me shumicë myslimane që të dorëzojnë fjalëkalimet e tyre të rrjeteve sociale si pjesë e një kontrolli të sigurisë”, shkruan sot “Times”.
“Ne duam që ata të na dorëzojnë fjalëkalimet. T’i pyesim: Çfarë do të bëni, çfarë do të thoni?”, i tha ai Komitetit për Sigurinë Kombëtare të martën.
Sipas tij, nese ata nuk duan të bashkëpunojnë, atëherë nuk mund të hyjnë brenda SHBA-ve.