Duaja e cila bëhet kabull është kur njeriu bën dua gjatë muajit të Ramazanit. Siç duket edhe Menduh Thaçi ka bërë dua në ditën e parë të muajit Ramazan dhe ai hyri në qeveri, shkruan TetovaSot.

Ai lutjen e ka bërë në vitin 2014 në zgjedhjet parlamentare edhe atë nga komuna e Çairit ku tha se do të jetë në qeveri edhe ate me një deputet. Duaja e Thaçit bëhet kabull pas 4 viteve edhe atë në muajin Ramazan. Ndryshe PDSH-ja e Thaçit do të jetë pjesë e qeverisë e cila do të ketë një ministër dhe një zv/ministër dhe të gjithë drejtoritë të cilët i ka pasur ASH-ja.