Fituesja izraelite e EuroSong-ut, Netta Barzilai, ka befasuar opinionin publik me një deklaratë të fortë që ka bërë.
Këngëtarja thotë se i kanë ardhur disa mesazhe kërcënuese nga disa vende të Ballkanit ku mes tyre rendit edhe Shqipërinë.
“Kam dëgjuar shumë gjëra të bukura për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë kam një përvojë jo të bukur. Unë nuk jam një politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në shënjestër të kërcënimeve. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael. Unë jam përpjekur t’i injoroj ato.
Unë do të jem ambasadore e muzikës në vendin tim, vendi që unë dua më së shumti në botë dhe kjo e përmbush lumturinë time”, tha Netta.