Këto ditë nga oponentët tanë në mungesë të platformës, ideve dhe mbi të gjitha përkrahjes në popull, kanë filluar të shantazhojnë dhe kërcënojnë simpatizantët dhe anëtarët tonë.

Andaj unë si kryetar shtabi i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Vrapçishtit, u bëj apel publik që mos meren me njerëzit që kanë mendim ndryshe nga ata, pasi që koha e kërcënimeve dhe shantazheve ka kaluar.

Qytetarët duan të dëgjojnë projekte, ide, vizionin e subjekteve politike dhe kandidatëve për kryetar komune.

Fryma vëllazërore dhe festive duhet të mbretëroj gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve, andaj le të fitoj më i miri.

Kryetar i shtabit komunal të Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Vrapçishtit,
Bejtulla Kamberi