Sonte në emisionin debativ Rruga Drejt, Alsat M ku të ftuar ishin Bekim Qoku anëtar i kryesis qendrore të LR-PDSH si dhe Xhevat Ademi nga BDI dhe Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa, përfaqsuesi i Aleancës për Shqiptarët Bekim Qoku tha se: Aleanca nuk ka hy në zgjedhje për ta mundur PDSH-në sepse gara e tyre nuk është që të mundin shqiptarët por për të krijuar një platformë në favor të interesit të popullit shqiptar.

Ne nuk hymë në garë për ta mundur PDSH-në, në  zgjedhje sepse ne nuk hynëm ne garë për të mundur shqiptarët, gara jonë ishte pikë së pari për ta hedh idenë në diskutim një platformë që është krejtësisht në favor të interesit të popullit shqiptar dhe ky është një nga fitimet e mëdha që e shpalosi Aleanca për shqiptarët me çka edhe imponoj te partitë tjera shqiptare që të parashtrojnë kërkesat dhe platformat që i parashtroj Aleanca për Shqiptarët jo vetëm tani në fushat por këto kërkesa janë tani më dy vite qysh kur ne e kemi nis rrugëtimin tonë si parti.

Tre mandate kur fillon nga zero dhe kur flasim për zgjedhje krahasimisht më të mira se sa ato para këtyre, por domosdo të këqija kur flitet për parti të vogla që nuk kanë pushtet politik dhe nuk kanë pushtet financiar.

Demokracia nuk është e domosdoshme numra dhe sasi por është e rëndësishme cilësia, tre deputet të pastër si loti të dalë nga një vullnet krejtësisht i lirë për një demokraci të mirfilltë janë shumë më shumë se sa deputetët tjerë të partive tjera.