I përfoluri i Lëvizjes BESA si kandidat i mundëshëm për kryetarë të  Komunës së Çairit, në zgjedhjet lokale  të 15  tetorit, Bekim Sali ndjehet shumë “rahat” në shoqërim me funksionarët e partisë rivale Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në  disa  foto që tashmë   po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet qartë afërsia e pretendentit të Lëvizjes Besa për të parin Çairit   Bekim Sali  me zv kryeministrin   Bujar Osmani. Këto foto kanë  ngjallur interes të jashtëzakonshëm të opinionit publik sidomos tash kur edhe u përfol emri i  Bekim Sali se do të garoj në zgjedhjet e tetorit e për  kundër kandidatit duket se do ta ketë ish shefin e tij Bujar Osmanin. Andaj, me të drejtë  nga shumë aktivistë të Besës  janë hapur dilemat se si  Bekim Sali i tyre ”koketon” me Bujar Osmanin dhe BDI-në e Çairit.

Për më tepër është z. Sali i cili ka ngritur shumë tensione ndërpartike midis shqiptarëve duke hedh vrerë mbi BDI-në, ndërsa nga ana tjetër duket tejet i lumtur dhe  i kënaqur kur fotografohet  me Bujar Osmanin e BDI-së.

Sali gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale   bën kritika të ashpra ndaj BDI-së,  duke mos kursyer edhe akuzat ndaj  Bujar Osmanit  per person te inkriminuar ndërkohë që nuk e ka problem të ulet e të bëj qejf me Bujar Osmanin .

Përndryshe, Sali nuk është kuadër “taze” i Lëvizjes BESA ai ka aderuar nga BDI-ja te BESA. Gjatë kohës sa ka qenë ministër i Shëndetësisë Bujar Osmani, z Sali  ka qenë shef  i kabinetit të Bujar Osmanit, poashtu   dhe kryetar i këshillit drejtues në Fondin Pensional. Pra pasi që ai ja pa hajrin BDI-së, tanimë është vërsulur edhe pas Lëvizjes BESA, kuptohet që t’ua sheh hajrin!