Intelektuali i njohur shqiptar nga Shkupi dhe kryetari i Shtëpisë Botuese “Shkupi”, Azam Dauti ka vendosur që në zgjedhjet lokale të tetorit ti futet betejes për Komunën e Çairit, njofton Zhurnal.mk

Ai për këtë qëllim të tij, thotë se ka edhe projektin e tij “SHKUPI I VJETËR – SHKUPI I RI” me të cilën parashihet zhvillimi urban i Komunës së Çairit dhe përmisimi i kushteve për  një jetë më cilësore në të gjitha lagjet e kësaj komune. Po ashtu Dauti për këtë synim të tij kërkonë mbështetjen e të gjithë intelektualëve, organizatave qytetare dhe partive politike garuese në komunën e Çairit.

“Të nderuar miq nga shoqatat joqeveritare dhe parti politike garuese në Komunën e Çairit. Duke vlerësuar momentin, që Komuna e Çairit duhet të rindërtohet tërësisht, unë kam bërë një program pikënisës, se si do të dukej Çairi, si dhe, se si do të mund të realizohej projekti i rindërtimit të Komunës së Çairit. Projektin e kam pagëzuar ÇAIRI: “SHKUPI I VJETËR – SHKUPI I RI”. Pikënisja e parë e jona do të jetë inicimi ynë që të ndikojmë në qeveri dhe parlament, që ky Projekt të kaloj në qeveri dhe parlament si Interes nacional 2017 – 2021. Prandaj, ky projekt nuk mund të realizohet pa ndihmën e gjithësecilit prej Jush, sepse projekti është gjithpërfshirës, pa dallim ngjyre ideologjike. Nëse koncepti i Juaj garues politik, përputhet me konceptin tonë, do të ishte pozitive, që të mbështetni kandidaturën time në mënyrë të pakushtëzuar në aspektin e punësimeve partiake, ndikime politike e ngjashëm, por me një bashkëpunim të fuqishëm parazgjedhor dhe paszgjedhor në aspektin e rindërtimit të tërësishëm të Komunës së Çairit. Në këtë drejtim, ka nevojë për gjidhësecilin përkrahës të këtij projekti, duke u nisur nga çdo qyetarë i Komunës, organizatave qytetare, e sidomos roli pozitiv i partive politike, që do të mbështetin këtë projekt ndërtimor”, thuhet në ftesën e Dautit drejtuar Organizatave Joqeveritare, parive garuese në Komunën e Çairit dhe intelektualëve, transmeton Zhurnal.mk

Poashtu, shton Dauti, Ju bëj me dije, që nëse nuk e marrim mbështetjen e pakushtëzuar politike e sëpaku dy partive politike garuese në Komunën e Çairit, nuk do të garojmë në zgjedhje komunale, pavarësisht nënshkrim memorandumit me disa prej Jush, që edhe paraprakisht në mënyrë joformale kemi biseduar me disa prej jush, apo me disa anëtarë Tuaj, për mundësinë e garimit tonë në këto Zgjedhje lokale.

“Pa mbështetjen e shoqatave kryesore joqeveritare në Çair dhe sëpaku dy partive politike garuese, garimi ynë do të ishte groteskë zgjedhore. Në vazhdim, Ju ftoj që në kryesotë e Juaja (organizatave qytetare dhe partive politike) të lexoni programin tim dhe në fund, të jepni vërejtjet, sugjerimet, kërkesat dhe propozimet tuaja për bashkëpunim, si reflektim i bashkëpunit tonë. Nuk do të publikojmë asnjë bashkëpunim, pa nënshkrimin e Memorandum bashkëpunimit.Po ashtu, shpresoj që ndikimi Juaj politik qoftë si organizatë qytetare, qoftë si subjekte politike në pushtetin qendror, do të imponoj nevojën që ky Projekt, në qeveri dhe parlament të kaloj si Interes i përgjithshëm kombëtar në nivel të shtetit. Kyçja e shtetit në këtë projekt do të ishte tepër e rëndësishme, në asitencën e saj në planin adminsitrativ dhe real, sidomos në përgatitjen e infrastrukturës nëntokësore. Nga Ju kërkoj, që të shqyrtoni këtë kërkesë për përkrahje, si dhe të propozoni mënyrat e bashkëpunimti të ndërsjellë, duke përfshirë këtu obligimet e juaja ndaj kandidaturës sime dhe obligimet e mia ndaj subjektit tuaj joqeveritar dhe politik”, nënvizon Dauti.

Ai thekson se me subjektet bashkëpunese si grup qytetarësh, do të garojë edhe për Këshillin e Komunës me Lista të përbashkëta, në bazë të Marrëveshjes për bashkëpunim.

“Pas përfundimit të përkrahësve tonë, do të hartohet Programi i përbashkët Zgjedhor, i cili do të ketë për bazë këtë Projekt ndërtimor.Për suksese të përbashkëta”, thekson Dauti.

Siç mëson Zhurnal ftesa nga Dauti është dërguar në të gjitha organizatat dhe partit politike në Çair përveç partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE-së. /zhurnal.mk