Pasiqë sonte skadon afati i paraqitjes së votuesve të dyshuar, të gjithë ata të cilët kanë figuruar në listën e të dyshuarve e që nuk janë paraqitur deri sot në KSHZ, do të fshihen nga Lista zgjedhore. Me këtë rast kryetari i degës së Çairit të Lëvizjes BESA, Bekim Saliu, ka reaguar duke i akuzuar si BDI-në ashtu edhe PDSH-në për fshirjen e shqiptarëve nga Lista zgjedhore.

Ja statusi i tij i plotë në Facebook:

“Atë që mund ta bën një i krisur, torrollak, i çmendur, i humbur në hapësirë dhe kohë, që ka humbur çdo sens me realitetin, nuk mund ta përmiresojnë as 1000 të shëndoshë!

Prej nesër mijëra shqiptarë realë, me emër e mbiemër real, me vendbanim, me shtetësi maqedonase nuk do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e ardhëshme kur duhet përgjithmonë të shkojnë në histori tradhtarët që po mashtrojnë këtë popull, disa për 22 vite e tjerët 15 vite!

Kjo nuk është avancim i çështjes shqiptare në Maqedoni. Kjo është degradim, nënçmim, përjashtim nga e drejta e çdo qytetari i këtij shteti.

Edhe njëherë të krisurit në mendje po e avancojnë politikën antishqiptare për largim të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone.

Turp bre rezila!”