Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot takoi krehun e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu, përcjell TV21. Bekteshi falënderoi kreun e BFI-së për bashkëngjitjen në nismën për thirrje që të kursehet rrymë elektrike.

“Një takim shumë i rëndësishëm për t’iu bashkëngjitur edhe thirrjes që pikërisht në këtë kohë krize energjetike që të kursejmë sa më shumë të jetë e mundshme, por njëkohësisht të ndajmë mendimet tona sa i përket përballjes me këtë krizë dhe mënyrës së tejkalimit të krizës, institucioni i BFI-së është i rëndësisë së veçantë për vendin dhe pikërisht ashtu siç kanë kontribuar në tema tjera të rëndësishme për vendin, në disa raste kanë dëshmuar që përgjegjësia shoqërore e tyre është në nivelet më të larta që nga koha e kovidit, siç e mbaj mend, por edhe tash me ballafaqimin me këtë krizë shumë të rëndë”, tha mes tjerash Bekteshi./tv21.tv