Turqia është partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë dhe shkëmbimi tregtar shënon rritje. Janë të mirëseardhura investimet në sektorët strategjikë, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në takimin e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO).

Ai, siç njoftoi sot Ministria e Ekonomisë, ka theksuar se Turqia ndodhet  në vendin e 8-të në shkëmbimin tregtar për periudhën janar-nëntor 2017 dhe 2016, ndërsa investimet e përgjithshme turke në Republikën e Maqedonisë arrijnë shifrën prej 1,2 miliardë dollarë amerikanë dhe përbëjnë 35 për qind e investimeve të përgjithshme të huaja.

“Me përkushtim punohet për të ndërtuar një klimë të qëndrueshme dhe të parashikueshme biznesi, në mënyrë që ju dhe kompanitë tuaja të mund të krijoni plane  zhvillimore për biznes, por gjithashtu të hyni në investime të reja pa vonesa dhe hamendje.Për shkak të marrëdhënieve tradicionalisht të mira tregtare që ne kemi me Turqinë, shembujt e shkëlqyer të punës së suksesshme që keni treguar me investimet e mëparshme në Maqedoni, si dhe potencialin ekonomik dhe investues të vendit tuaj,dëshiroj të theksoj se janë të mirëpritura dhe të dëshiruara investimet në sektorin  strategjikë, siç janë:prodhimi i komponentëve automobilistik ,teknologji informatike dhe komunikim, bujqësi dhe përpunim të ushqimit, pastaj shërbimet e biznesit dhe burimet e jashtme, industria farmaceutike dhe pajisjet medicinale, energjetik dhe burime ripërtritëse, turizëm, ndërtimtari dhe infrastruktura”, deklaroi ministri Bekteshi.

Bekteshi potencoi se është fakt se suksesi i arritur nga ana e kompanive private dhe të biznesit pasqyron suksesin e politikave tona ekonomike, duke duke informuar se gjatë vizitës së  fundit zyrtare në Turqi, me homologun turk Nihat Zejbekxhi është nënshkruar vendimi për Komitet të Përbashkët të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Turqisë, e cila ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh ekonomik dhe nxitjen e tregtisë që shënon rritje viteve të fundit, duke krijuar njëkohësisht kushte identike në zbatimin e rregullave të origjinës do të zbatohen për shtetet anëtare të BE-së, për vendet e CEFTA-s të cilat zbatojnë procesin e Stabilizim-Asociimit dhe vendet e EFTA-s.

Ministri Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë do të jetë në shërbim të 62 kompanive  nga vendi dhe Turqia, anëtare të MATTO-së, dhe do t’i mbështesë sa herë që ata kanë nevojë.

Nga ana e MATTO-s është theksuar se i mbështesin të gjitha aktivitetet të Qeverisë në krijimin e kushteve për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë dhe Turqisë.

Kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademovski ka theksuar se i mbështet të gjitha aktivitetet të drejtuara ndaj revizionit të Marrëveshjes për tregti të lirë midis dy vendeve në kuptim të liberalizimit të tregtisë me prodhime bujqësore dhe ushqimore.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të MATTO-s  e kanë shfrytëzuar rastin me ministrin të shkëmbejnë informacione edhe për ligjin e ri për energjetikë.