Ish-kryeministri Sali berisha po “luan” fort me “rrëmujën” e krijuar në partinë socialiste ku nga dita e djeshme është kthyer në qëndrën e vëmëndjes.

Tashmë po bëhen 24 orë nga ku dolën burimet e para se Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga detyra, dyshim i cili u përforëcua bindshëm edhe nga takimi më vonë i Tahirit me drejtuesit e policisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar dorëheqjen e Tahirit nga detyra duke e krahasuar me librin “Kurban” të Edi Ramës.

Sipas Berishës kjo dorëheqje është një lloj kurbani i kryeministrit ndoshta për të qetësuar situatën politike, tashmë kaotike në vend. Rikujtojmë që në këto momente po zhvillohet mbledhja e Ramës me ministrat dhe kordinatorët e rretheve ndër to edhe ministri Tahiri.