Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, njëherë lideri i Partisë Forza Italia është shëruar nga COVID-19.

Ish-kryeministri italian ka qëndruar 12 ditë rresht në spital, që prej datës 3 shtator dhe është kuruar nga mjeku i tij personal Profesor Zangrillo.

Tamponi i kryer pak orë më parë ka dhënë rezultat negativ e pas pak ditësh pritet të kryhet dhe një tampon i dytë.

Lideri i Forza Italias ndodhet në rezidencën e tij në Arcore në gjendje izolimi derisa dhe tamponi i dytë të jap një përgjigje negative.

“Qe prova më e rëndë e jetës time, por dhe kësaj here ia hodha”, është shprehur ai sot, menjëherë sapo ka lënë spitalin San Raffaele.

“Secili prej nesh është i ekspozuar dhe mund të infektojë të tjerët, prandaj i bëj apel për një përgjegjësi maksimale sociale e personale”, ka thënë për mediat italiane Silvio Bersluconi.

“U gjendëm pranë çdo të sëmuri me COVID-19 dhe familjeve të tyre”, potencoi ai.

Silvio Berkusconi qëndroi në spitalin e Milanos nga data 3 shtator deri më 14 shtator. /Ora News