Derisa po ofrohet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar komune në KSHZ për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, po shtohen edhe zërat për kandidimet e mundshme. Në Komunën e Bogovinës e cila prej 3 mandatesh po drejtohet nga BDI, kjo e fundit pritet të garon me Berzah Bejtullahun – Xaki, aktualisht i degës së kësaj partie në këtë Komunë, njofton Flaka duke u thirrur në burime partiake.

Flaka mëson që kandidatura e tij ka gjetur mbështetjen e strukturave partiake, por përkrahje po merr edhe nga popullata vendase.

Në prononcimin për Agjencinë e Lajmeve Flaka, Bejtullahu nuk e mohoi kandidaturën e tij, mirëpo theksoi se fjala e fundit do të jetë e liderit Ali Ahmeti, strukturave partiake dhe mbështetjes popullore. Ai njihet si njeri i afërt i Ahmetit dhe zv.kryeministrit Hazbi Lika.

Bejtullahu i cili me nofkën e luftës njihet si Komandant Bataljoni, njihet si luftëtar i betejës së Kosharës në luftën e vitit 1998 në Kosovë.

Berzah Bejtullahu – Xaki, ka kryer fakultetin e Historisë dhe vepron në vendlindjen e tij.