Lëvizja Besa e Billal Kasamit, nesër do të propozojë hapa konkret për ndryshimet e kushtetutës sa i përket zyrtarizmit të plotë të gjuhës shqipe. Deputeti i kësaj force politike, Fadil Zendeli këtë e bëri të ditur gjatë programit 200 në Alsat që do transmetohet sonte në orën 22.00.

Gjatë debatit me Rexhail Ismailin deputetin e BDI-së dhe Bekim Kadriun, profesor universitar dhe ekspert juridik, ai tha se nisma e propozuar nga partia opozitare në këtë fazë nuk ka mbështetje juridike.