Lëvizja Besa në krye me Bilall Kasamin sot paraqiti ekipin e Shtabit Qendror i cili do të menaxhojë fushatën 20 ditore për referendumin.
Anëtar të shtabit qendror janë zgjedhur:

1.Arjanit Hoxha

2.Kastriot Rexhepi

3.Abdush Demiri

4.Xhemile Memedi

5.Binas Pajaziti

6.Sedat Ramadani

7. Hatije Azizi Etemi

8.Xhevair Miftari

9.Adnan Azizi

Poashtu shtabi qendror ka emëruar edhe dy zëdhënësat e kësaj fushate të cilit janë:

1.Arben Zyberi dhe

2.Elmedin Memishi

Nga Lëvizja Besa thonë se me anë të kësaj fushate ata përdëftojnë qartazi pozicionin e tyre i cili është PRO Nato-s dhe PRO Bashkimit Evropian, si një alternativë e vetme për Maqedoninë dhe të ardhmen e sigurtë të këtij shteti.

“Pasi që edhe Referendumi, edhe ndryshimet kushtetuese janë pjesë e po këtij procesi, por në dy faza të ndryshme, ne në këtë fazë duke ofruar argumentet e duhura, do t’a motivojmë popullatën shqiptare që masovikisht të del më 30 shtator dhe të votojnë PËR në ditën e votimit, ndërsa një nga premtimet tona është se në fazën e dytë, atë të hapjes së ndryshimeve kushtetuese do angazhohemi që konform përcaktimeve tona programore dhe pritjeve të popullatës shqiptare të kërkojmë saktësimin e termit kushtetues prej “20%” , duke u zëvendësuar me “shqiptar” dhe “gjuhë shqipe. Prandaj edhe sllogani që ne kemi përzgjedhur në këtë fushatë është “PO për NATO dhe BE, si shqiptar e jo si përqindje”. Fushata jonë është e konceptuar me aktivitete gjatë gjithë këtyre 20 ditëve duke u takuar me qytetarët dhe duke patur paraqitje publike për dobitë dhe përparsitë e kyçjes së vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Urojmë që kjo fushatë të jetë pozitive dhe në fund të përmbyllet me sukses duke votuar PËR paqe dhe siguri, për zhvillim ekonomik dhe standarde europiane, si dhe për barazi dhe respektim të identitetit dhe gjuhës edhe të bashkësisë së dytë më të madhe në Maqedoni, pra shqiptarëve”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit.