Urim SALIHU

Zhvillojeni betejën politike me vlera jo me qëllime revolucionariste dhe qëllime të ulëta.Një shembull e kemi Tetovën.Ajo u helmua të shtunën, por u helmuan shqiptarët dhe ne nuk do lejojmë të bëhet eksperiment për përfitime në emër të kauzave politike dhe partiake.Tetova nuk është as BDI, as PDSH, as LR-PDSH, as ,BESA.Tetova është shqiptare dhe nuk do u lejojmë të luani me shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë për rejtingje partishë .
E kam nje mesazh shumë miqësorë ndaj Lëvizjes BESA si parti opozitare por edhe subjektet tjera shqiptare .Të tentojnë t’a marrin pushtetin, të tentojnë t’i marrin komunat sepse janë parti autonome, por të heqin dorë menjëherë nga bashkëveprimi i mundshëm me partinë opoitare VMRO në krye të së cilës janë akoma strukturat e vjetra të rrezikshme.Cdo palë me t’a, çdo bashkëveprim me t’a nga kushdoqoftë subjekt shqiptar me një parti antishqiptare, të mos kërkojë vota shqiptare.Në fund të fundit ne nuk jemi politikanë dhe nuk na intereson kush qeveris, por n’a intereson me kë qeverisë.
Cdo bashkëveprim me partinë maqedonase që nuk është përmbajtur nga nacionalizmi i tyre, nga urrejtja që kanë për shqiptarët, do t’u shpie në katastrofë.

Ndërtoni strategjitë tuaja për t’a rrëzuar një pushtet, për ti fituar komunat, por jo bashkëpunim me ata që dosjet e tyre janë në prokurori dhe i pret dënimi për gjërat që kanë bërë gjatë qeverisjes ku shqiptarët i shndërruan në skllevër dhe i bënë të jetojnë si në mesjetë.