Kryetari i BESËS, Bilall Kasami, madje në intervistën për Click plus mes tjerash ka thënë se janë në përpilim një strategjie bazuar në platformën për dalje nga kriza, ridefenimi.

“Nëse deri në fund të javës nuk kemi një sinajl të mirë që përfundimisht do përmbyllet ky debat i absurdit, që nga e hëna mund të dalim me ofertën tonë për dalje nga kriza, një ofertë serioze si që ishtë oferta e parë ku dhamë rrugëtimin dhe orientimin se ka duhet shkuar Maqedonia…”, ka thënë Kasami i BESËS, transmeton Aktuale.mk.

Rikujtojmë se një siditë më parë edhe VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit doli me një plan për dalje nga kriza politike, por që u refuzua nga ana e partive politike shqiptare.