Agjencia BESA trans -Shkup 15 orë pas tragjedisë ka reaguar përmes rrjeteve sociale. Kjo agjenci shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe tha se do të bashkëpunojë me organet hetuese të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për zbardhjen e fatkeqësisë.

BESA TRANS – SHKUP

“Kompania është në bashkëpunim me organet kompetente të Bulgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me qëllim që të zbulohen shkaqet sa më shpejt”.

Paraprakisht prokurorja e Krimit të organizuar Vilma Ruskoska tha se pronarët e agjencisë “Besa Trans” ndodhen në Bullgari në vendin e tragjedisë.

Ndërkohë që në orët e hershme të mëngjesit familjarët të shumtë të viktimave u mblodhën përpara zyrave të agjencisë e cila organizoi udhëtimin për në Stamboll dhe anasjelltas. Por hasën në dyer të mbyllura. Aty kishte edhe forca të shtuara të policisë.

Me lot në sy familjarët kërkonin të dinë për fatin e familjarëve të tyre.

Ndërkohë Ministria e Jashtme ka njoftuar se ka hapur linjë të posaçme telefonike për familjarët e viktimave të tragjedisë në Bullgari.