Sa frustruese është të të thyhen thonjtë pikërisht kur këta të fundit kanë arritur atë gjatësi ideale për t’i lyer apo për t’i bërë tek estetistja? Thonjtë e dobët, thyerja e tyre mund të jenë shenjë e një problemi shëndetësor apo mangësie vitaminash por nëse ju nuk vuani nga asnjë nga problemet për të cilat është shkruar në artikullin e mësipërm, duhet të dini se përmes disa trukeve në kushte shtëpie mund të forconi thonjtë brenda pak javësh.

Vitamina E
Podiatri Carolyn Siegal rekomandon lyerjen e thonjve dhe kutikulave me vitaminë E. Çani kapsulën e kësaj vitamine dhe me vajin e saj lyeni thonjtë. Për të vepruar më mirë, aplikojeni në mbrëmje në mënyrë që mos t’i lani duart deri në mëngjes.
HIdratoni kutikulat !
Vaji i kokosit është jashtëzakonisht hidratues, por këtë produkt duhet ta kombinoni me dyllin e bletës (ose mjaltë). Ngroheni vajin e kokosit në një tigan derisa të shkrihet dhe përziejeni me pak mjaltë.
Përziejeni deri sa të arrijë konsistencën që dëshironi e me të lyeni thonjtë e kutikulat !
Manikyri i thonjve ndihmon që thoi të arrijë të ruajë lagështinë natyrale, ndaj nëse deri tani keni menduar se manikyri i dëmton thonjtë, keni gabuar! Megjithatë pastruesin e manikyrit (açetonin) nuk duhet ta përdorni më shumë se një herë në javë ! Kini kujdes gjithashtu me limën e thonjve sepse ju mund të limoni shtresën e parë të thoit duke e dëmtuar atë.
Mbani gjithmonë doreza kur përdorni detergjentë të ndryshëm, kur lani veshje me dorë, apo qoftë edhe enët.
Dizinfektanti i duarve nuk është miku më i mirë i thonjve! Alkooli, edhe pse vret mikrobet, gjithashtu than lëkurën, thonjtë dhe kutikulat.